Vijon puna për parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërisë.

0

Gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë janë proceduar penalisht 19 shtetas prej të cilëve, 1 shtetas i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 2 shtetas të arrestuar për drejtim mjeti në gjëndje të dehur, 1 shtetas i arrestuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe 15 shtetas të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë.

Konkretisht janë arrestuar :

– L.M., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor.

– A.F., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjëndje të dehur..

– E.J., 50 vjeç, banues në Tiranë, është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”.

– A.R., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Audi”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 0.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Share.

Comments are closed.