Vidhte celularët nga tavolina dhe largohej me biçikletë. Në pranga 39 vjeçari

0
Showing 1 of 1

 

Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– E.V, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 3:

Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.