VIDEO: Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kryeqytetit, arrestohet në flagrancë nga Policia

0

Sekuestrohen 308 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë

Më datë 19.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– K.L, 34 vjeç, banues në Tiranë

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip “Volkswagen”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.