VIDEO: Finalizohet operacioni “Mesnata”. Në pranga 4 shtetas.

0

Kryenin vjedhje tek kodrat e Liqenit Artificial. Në pranga 4 shtetas.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:

• E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë

• K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.

• E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë

• A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:

– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”, shtetasit L. R.

– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”, shtetasit K. Gj.

– 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe “IPhone 5S”, shtetasve T. H. dhe R. C.

– 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– Një “IPhone 7”, në pronësi të shtetasit L. R.

– Një “Samsung S 5”, në pronësi të shtetasit K. Gj.

– Një “Samsung S 7 EG”, në pronësi të shtetasit T. H.

– 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Një krehër pistolete pa fishekë.

– Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 283 të Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.