VIDEO: Finalizohet operacioni antidrogë “Last Service”. Sekuestrohet lëndë e dyshuar kokainë

0

Sekuestrohen 301 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Më datë 28.04.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Last Service”, në kuadër të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1. D.SH, 31 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës).

2. V.T, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).

Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”.

Pas organizimit të shërbimeve policore është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve në flagrancë dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë,
– 1 automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe
– 4 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.