Tentuan të vrisnin pronarin e shoqërisë! Shpallen në kërkim 2 të rinjtë

0

Më datë 15.04.2017, rreth orës 15:00, në rrugën e “Durrësit”, tek zyra e një shoqërie qe jep automjete me qira, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti , fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë. Debati ka agravuar më tej dhe nje prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh., 26 vjeç.

Ky punonjes gjatë përleshjes fizike, ka arritur ti kape armën e zjarrit pistoletë njërit prej autoreve dhe pas kësaj dy personat janë larguar me vrap.

Policia ka arritur të identifikojë dy autorët e kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre:

– D. I., 24 vjeç, banues në Tiranë

– S. T., 26 vjeç, banues në Tiranë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me 5 (pesë) copë fishek kalibër 7.65 mm.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76-22-25 e 278/2 të Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.