Tenton ti japë ryshfet Punonjësit të Policisë për të shmangur testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë

0

Më datë 29.04.2017, në aksin rrugorë Tiranë – Elbasan, në Sauk të Ri, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– B.G, 29 vjeç, banues në Krujë

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në drejtim të automjetit tip “Mercedes Benz”, për ti’u nënshtruar testit të alkoolit.

Pasi këtij shtetasi i është komunikuar se do bënte testin e alkoolit me aparaturën Drager, ka tentuar ti japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur këtij kontrolli.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Mos korrupto, arrestohesh!

Share.

Comments are closed.