Posedonte lëndë narkotike dhe godet punonjësen e policisë. Arrestohet 23 vjeçari

0

Më datë 16.04.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– M.A, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Njazi Frakulla‘’, gjatë një kontrolli i’u gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, ku më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grusht punonjësen e Patrullës së Përgjithshme, të Komisariatit të Policisë Nr.1, shtetasen A. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

– 14.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuara nga Nenet 283 dhe 236/2 të Kodit Penal

Share.

Comments are closed.