Policia e Tiranes, plan masash per rritjen e parametrave te sigurise rrugore

0

Policia e Tiranës Plan Masash për rritjen e parametrave të sigurisë.

Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë.

Kontrollet nga Forca e Operacioneve speciale dhe Shqiponjat në D.V.P.Tiranë.

Kontrolle për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të atyre me makina të blinduara, të personave të shpallur në kërkim, të personave me precedent kriminal etj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë shoqëruar në ambjentet e Policisë Tiranë, 23 shtetas për verifikim.

Janë kontrolluar dhjetra makina luksoze.

Është sekuestruar një pistoletë neutralizuese.

Janë shoqëruar në pikë bllokimi disa automjete për verifikim të mëtejshëm të numrit të shasisë.

Kontrollet do të vijonë në orë të ndryshme.

Duke filluar nga data 11 shtator këto kontrolle do të shtrihen edhe në afërsi të shkollave.

Share.

Comments are closed.