Plagos me mjete prerëse për motive të dobëta vëllanë e tij. Policia arreston 40 vjeçarin

0

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.5, më datë 10.09.2017 arrestuan shtetasin :

– A. Ll., 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.