Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve nga Izraeli i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Hollandeze

0

Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në dalje kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim , konkretisht:

– N.R, 68 vjeç, banues në Izrael.

Shtetasi Izraelit, Nissim Reuven, është shpallur në kërkim nga Interpol Hollanda pasi Gjykata Hollandeze, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale ”Eksportim dhe transportim të lëndëve narkotike”, të cilit i ka mbetur pa kryer 3 vjet e 6 muaj burg.
Gjatë kontrollit në trup këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua një Leje Drejtimi e falsifikuar.

Gjithashtu nga Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– E.LL, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ‘‘Arrest me burg’’, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në Nenet 283/2 dhe 278/2/4 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.