Mbi ndalimet dhe arrestimet gjate 24 oreve

0

Gjatë 24 orëvë të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë ndaluar, arrestuar dhe shpallur në këkrim 8 shtetas për veprat e ndryshme penale, konkretisht:

– Nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal, u arrestua shtetasi A.M 70 vjeç banues në Tiranë si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y.P., për veprat penale të parashikuara nga nenet 259, 164/b, 245/1, 186 e 25 të Kodit Penal.

– U arrestuan ne flagrancë shtetasit R.Z, H.GJ dhe A. B, vjeç 18, 21 dhe 18, banues në Tiranë, Kodër Kamëz dhe Mëzez, pasi në rrugën “Ded Gjon Luli”, në bashkëpunim me njeri tjetrin, nën kërcënimin e një kaçavide, kanë vjedhur shtetasin malajzian N.Y, vjeç 46, lindur e banues në Malajzi, ku i kanë marr çantën me pasaportën e sende personale dhe një shumë valutë të huaja, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Parashikuar në Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

– U arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop gome si ai që përdor policia, një tub hekuri dhe një lopatë xhenjere, me kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Parashikuar nga Neni 279 i Kodit Penal.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– F. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 06:00, tek “Ujvara”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Voltsvagen”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkolit.

– D. C., 20 vjeç, banues në Kamëz, , pasi, në rrugën “Beslidhja” Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nisan Micra”, dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Materialet proçeduriale për këta shtetas iu refuran Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.