Kujdes me personat e panjohur që komunikoni online, vajzat regjistrojnë filmimet !

0


Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në Skype

Raste të çuditshme por reale që ndonjëherë mund të mendohen të papreceptueshme prekin  realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja.
Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë  Vendore Tiranë duke treguar se një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku.


Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet skypit për t’u parë me kamera.
Personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër.
Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe  kërkuar  shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.
Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transefroheshin brenda afatit të caktuar.
Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon çdo qytetar  të tregohet më i vëmëndshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur  ftojnë të bëjnë skena intime online.

Share.

Comments are closed.