Konstatohet aktivitet me lojra të jashtligjshme, arrestohet në flagrancë një shtetas

0

Më datë 16.04.2017, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– A.B 27 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 15.02.2017, në Rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht, gjatë një kontrolli të ushtruar në një sallë lojrash në administrim të tij, u konstatua aktivitet i palejuar i llotarive, duke përdorur një çertifikatë të falsifikuar regjistrimi në emër të një shoqërie kazinoje.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan:

– 12 aparate elektronike të lojrave të fatit.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, parashikuara nga Nenet 186, 180, 170/a, 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.