Këshilla për drejtuesit e automjeteve

0

Disa keshilla për drejtuesit e mjeteve

Gjate stinës se ftohtë mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e bëjnë më të vështirë drejtimin e mjetit. Policia Rrugore i fton te gjithë qytetarët të respektojnë kufijtë e shpejtësisë duke sjellë në vëmendje të tyre rreziqet më të mundshme dhe u kujton disa tregues të rëndësishëm për drejtimin e mjetit.

Mjegulla

  • E bën rrugën më të padukshme
  • Ul shikueshmërinë
  • Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt
  • Kufizoni shpejtesinë 50 Km/h nëse dukshmeria është më e vogël se 100 m

Në hyrje të tuneleve;

  • Zvogeloni shpejtësinë.
  • Aktivizoni ajrin riqarkullues
  • Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes
  • Në brendësi
  • Mbani krahun e djathtë
  • Aktivizoni sinjalin bllokues
  • Në raste aksidentesh
  • Ndaloni në të djathtë
  • Aktivizoni sinjalin bllokues
  • Përdorni trekëndëshin e rrezikut
  • Përdorni mjetet e ndihmës së parë

Ne dalje të tuneleve

  • Bëni kujdes nga rrahja e erës
  • Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike dhe i sipërfaqes së rrugës
  • Bëni kujdes nga ndryshimi i ndricimit

Këshilla  për drejtuesit e automjeteve  për një udhëtim sa më të sigurtë

Të jetosh rrugën nën shenjën e sigurisë.
Siguria në rradhë të parë është në trurin tonë, ajo është tipar i kulturës së njeriut.

  • Policia e Shtetit duke i rekomanduar drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdesin maksimal gjatë udhëtimit të tyre, i fton ato që të respektojnë me rigorozitet disa rregulla thelbësore për qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
  • Evitoni përdorimin e pijeve alkolike para dhe gjatë udhëtimit. Alkoli dhe droga përbëjnë arratisje nga realiteti dhe jeta.
  • Shpejtësia nuk është mit. Respektoni kufinjtë e lejuar të shpejtësisë dhe modifikoni shpejtësinë në funksion të rrugës, trafikut, kushteve atmosferike dhe shikueshmërisë në rrugë.
  • Aksidentet nuk bien vetëm mbi të tjerët, por edhe mbi ju! Sigurohu: Mos filloni lëvizjen pa vendosur rripin e sigurimit. Përdorimi i tij shmang pasojat në rast aksidenti.Përdorni gjithmonë kaskën mbrojtëse gjatë drejtimit të mjeteve me dy rrota.
  • Zbatoni rregullat për sinjalizimin pamor, mos e verboni kurrë me drita atë që parakalon apo që vjen përballë jush.
  • Tregoni kujdes maksimal gjatë kryerjes së parakalimeve të mjeteve.Respektoni distancën e sigurisë mes mjeteve, për të shmangur goditjen.
  • Kufizoni përdorimin e telefonit celular dhe gjithmonë përdorni kufjet.
  • Mos shfrytëzo lëvizjen e mjeteve gjatë ekskortimeve nga policia.
  • Respekto mjetet e policisë gjatë shërbimeve të eskortimit, duke hapur krahun, ulur shpejtësinë deri në ndalim të plotë.
  • Para çdo udhëtimi sigurohuni që keni gjithë dokumentacionin e duhur ligjor për qarkullim.

Kujtohuni gjithmonë që:

  • Për të drejtuar mjetin duhet të jesh në një formë të plotë. Nëse je i lodhur gabon pa e kuptuar. Ji tolerant ndaj gabimeve të dikojet dhe respekto këmbësorët, biçiklistët dhe motorçiklistët.
  • Kontrolloni nga ana teknike automjetin (presionin dhe gjendjen e pneumatikëve, nivelin e vajit në motorr, alkolin e frenave, ujin në radiator).
  • Bëni ndalime të shpeshta në rast distancash të largëta deri në 15 minuta.
  • Duhet të pushoni mjaftueshëm para udhëtimit dhe të evitoni ushqimet e rënda.
  • Mos e tërhiqni vëmendjen gjatë udhëtimit nga radioja, cigaret apo pasagjerët.

Zbatoni me rigorozitet kërkesat e shërbimeve të policisë gjatë kontrollit të mjetit:

  • Nxirre mjetin plotësisht jashtë karrexhatës.
  • Në asnjë rast mos lëvizni nga mjeti, fikeni atë, qëndroni me duart mbi timon dhe zbatoni urdhërat ose kërkesat e patrullës.
  • Kundërshtimi ndaj punonjësit të policisë, ndëshkohet administrativisht.

Në rast aksidenti rrugor me pasoja:

  • Jep ndihmën e parë, pasi përveç se është e detyrueshme ligjërisht është edhe një detyrë qytetare. Telefono në numrin 112 dhe prit mbërritjen e mjeteve ndihmëse.
  • Në qoftë se largohesh nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e menjëhershëm, përveç heqjes së lejes së drejtimit.

    Për ta “jetuar” rrugën deri në fund mbaj parasysh faktin se: Të aksidentosh në rrugë është tragjedi. Mbetet një boshllëk i palotësuar, një dhimbje e pafund dhe keqardhje, sepse mjaftonte vetëm pak për ta mënjëanuar aksidentin.

    Qytetarë!

Mos jini indiferentë ndaj shkeljes së rregullave të qarkullimit, jepni kontributin Tuaj në rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës.

  • Informoni për të gjitha mjetet dhe targat që kryejnë kundravajtje
  • Në rast nevoje apo për të dhënë informacion mund të kontaktoni me Policinë përmes numrit 112.
  • Telefonata në këtë numër është falas dhe mund të kryhet nga çdo lloj aparati telefonik.
  • Në rast përfshirje në aksident ju lutemi jepni informacion për :
  • Emrin dhe numrin tuaj të telefonit.
  • Vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nevoitet ndërhyrja.
  • Motivin e kërkesës së bërë, duke përcaktuar pse është e nevojshme ndërhyrja.

         Kujdes!

  • Zhvendosni automjetin në vendin e ndalimit të lejuar dhe telefononi.
Share.

Comments are closed.