Informacion paraprak

0

Më datë 03.06.2018 rreth orës 19:20 në rrugën e “Rinasit” në Vorë janë përplasur dy mjete ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 4 shtetas.

Shtetasit E. D., rreth 23 vjeç, D. R., rreth 28 vjeçe , A. B., rreth 30 vjeç, kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasia Z. B., rreth 63 vjeçe ndodhet në gjëndje pak më të rëndë shëndetësore.

Të katërt shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.

Share.

Comments are closed.