Finalizohet operacioni ” Triss ” Arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes më 14 Shkurt 2018, në Tiranë.

0

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

Share.

Comments are closed.