Finalizohet operacioni “Dajti” Sekuestrohen pije freskuese të dyshuara të falsifikuara

0

Arrestohet një shtetas, një në gjendie të lirë dhe një në kërkim

Më datë 04.05.2017, Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– G.B, 34 vjeç, banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist)

Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa liçensë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim
– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 – 25 të Kodit Penal

Share.

Comments are closed.