FINALIZOHET OPERACIONI ANTIDROGE POLICOR I KODUAR ” PILOTET” SEKUESTROHEN 1 TON E 360 KG CANNABIS SATTIVA

0

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas , procedohen në gjëndje të lirë 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Specialistët për hetimin e Krimit në Komisatiatin e Policisë Kavajë, kanë bërë të mundur arresimin në flagrancë e dy shetasëve të tjerë, shpallja në kërkim e dy të tjerëve, si dhe u proceduan edhe 4 shtetas në gjendje të lirë.

Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.

Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.

Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.

Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.

Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :
– A. M 24 vjeç
– J. S 18 vjeç
– R. H 37 vjeç
– A. K 23 vjeç
– K. H 22 vjeç
Procedohen në gjëndje të lirë shtetasit :
– Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit :
– E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.