Drejtoria Vendore e Policise Tiranë uron gjithë nxënësit për një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm

0

Punonjësit e Policisë do jenë miqtë tuaj më të mirë që do t’ju gjenden pranë sa herë të keni nevojë.

Prindër, mësues e nxënës: Ndihmoni edhe ju per rritjen e parametrave të sigurisë.

Denonconi në numrin 112 çdo shkelje sado të ligjit, sepse keshtu e bëjmë jetën me të sigurtë.

Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2017-2018, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e çdo ngjarje kriminale, në Universitete, Qëndra Studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve, për vitin shkollor 2017-2018.

Janë planifikuar shërbime sipas orarit të zhvillimit të procesit mësimor, për periudha të caktuara.

Bazuar në informacionet e vitit të kaluar është rinisur patrullimi nëpër shkollat e kryeqytetit me qëllim mbajtjen nën kontroll të nxënësve problematik duke bashkëpunuar me strukturat drejtuese të institucioneve arsimore.

Janë marrë masa për prezencë policore sidomos në orarin e fillimit dhe mbarimit të procesit mësimor, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla duke mbajtur kontakte të vazhdueshëme me rojet e shkollave.

Shërbimet e patrullës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore janë planizuar me shërbim në afërsi të shkollave me qëllim orientimin e lëvizjes së mjeteve në afërsi të tyre, mbylljen apo largimin e pikave ambulante të cilat tregtojnë pije alkoolike apo ushqime të skaduara.

Shërbimet e policisë vazhdojnë monitorimin dhe mbarëvajtjen e mësimit në shkollat e kryeqytetit

Bashkarisht të ndërtojmë një ambjent social sa me të sigurtë.

Share.

Comments are closed.