Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në 24 orë

0

Strukturat e D.V.P. Tiranë kanë vijuar punën punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit është goditur 1 rast i trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar në Kavajë , 1 ton e 360 kg Cannabis Sativa, 1 skaf dhe 4 automjete si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 persona, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, si dhe 4 ndiqen në gjendje të lirë.

Janë goditur 3 raste të “Prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike”.

Si dhe 1 rast i “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 61 shtetas nga këta :

– 5 janë arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike, 1 për armëmbajtje pa leje, janë kapur dhe ndaluar 6 persona në kërkim, janë arrestuar 3 persona për “Prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike”, janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, janë proceduar 33 shtetas në gjendje të lirë , si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, e më konkretisht :

Janë arrestuar për trafikimin e 1 ton e 360 kg Cannabis Sativa shtetasit :

– Joni S., Roland H., Kejvi H., Aristotel K. dhe Arvis M.

Është arrestuar për armëmbajtje pa leje shtetasi :
– Albert Kurpali, 31 vjeç, banues pasi në rrugën “Demokracia”, në Bathore, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi” ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë tip “TT”, me Nr. 6528375-66 1959 dhe dy krëhëra pistolete me 14 fishekë. Vepër penale e parashikuar nga neni 278/2/i Kodit Penal.

 

Janë arrestuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, shtetasit :

– Uljan M., Marjano L. dhe Andrea R., 26, 21 dhe 21 vjeç , pasi iu është gjetur dhe bllokur në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh narkotike, vepër penale e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Janë kapur dhe ndaluar 6 persona të shpallur në në kërkim, konkretisht :

– Fuat Hodaj, 36 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

– Ardian Lala, 46 vjeç, pasi Gjykata e Rethit Gjyqësor me vendimin penal e ka dënuar me 6 (gjashtë) vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

– Tahir Sh., 36 vjeç i , pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje me shkresë të datës 11.07.2017, ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 11.07.2017 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikesh”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

– Artur B., 32 vjeç shpallur në kërkim për veprën penale dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

– Gentjana P., 25 vjeç, shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike “ e kryer në bashkëpunimparashikuar nga neni 141/a/2 i Kodit Penal.

– Agim M., 54 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale, shtetasit :

– Ismail P., 54 vjeç, pasi në fshatin Gurrë e Vogël ka ndërtuar një banesë pa lejen përkatëse, vepër penale e parashikuar nga neni 190/a i Kodit Penal.

– Blendar S., 37 vjeç, i dënuar më parë pasi në rrugën “Babë Rexha”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë pasqyrën e majtë të automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., 34 vjeç, vepër penale e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.Nga puna e bërë dyshohet se ky shtetas është autor i 3 ngjarjeve të tjera.

– Xhabir G., 58 vjeç, pasi në rrugën “Dine Hoxha”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen e mitur E. Gj, 14 vjeç, duke i shkaktuar fraktura në krah e brinjë, vepër penale e parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

 

– Sokol D., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së mitur, V. Gj., e V. D., të datëlindjes 32 e 9 vjeç, vepër penale e parshikuar nga neni 130/ a i Kodit Penal.

– Andi Sh., 26 vjeç, pasi në rrugën nga kryqëzimi i “Ullirit”, për tek “Kavajoti”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe drejtonte pa leje drejtimi motorrin tip “Honda, vepër penale e parashikuar nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

– Marenglen K., 49 vjeç, pasi në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë Ministrisë Shëndetësisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover” ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me pemët dekorative të trotuarit, ku si pasojë është dëmtuar vetë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vepër penale e parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.