Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” Komisarit Agim Hysi.

0

Me këtë rast në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Polciisë Tiranë është zhvilluar një ceremoni, ku Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, i ka dorëzuar “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”, Komisar Agim Hysit, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve në shërbim të Policisë së Shtetit.”

Z.Veliu edhe në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka vlerësuar ndershmërinë, kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e Komisar Hysit gjatë gjithë viteve të karrierës së tij.

“Policia e Shtetit i është mirënjohëse Z. Hysi për kontributin e tij gjatë këtyre viteve në polici, dhe shembuj të tillë duhen përqafuar nga gjenerata e re e Policisë”, është shprehur Z.Veliu.

Agim Hysi, i cili aktualisht mban detyrën e Shefit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është shprehur se: “ndihem i privilegjuar për vlerësimin dhe kjo certifikatë është një obligim më shumë për mua në përmbushjen e detyrës”.

Në ceremoni morën pjesë drejtues të policisë dhe kolegë të Z. Hysi, të cilët vlerësuan punën dhe përkushimin e tij ndër vite.

Share.

Comments are closed.