Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit akordon “Çertifikatën e Karrierës” për N/komisar Avni LILON

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit akordon “Çertifikatën e Karrierës” për N/komisar Avni LILON, Specialist në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Komisariatit Nr 5, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, i shoqëruar nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Ardi Veliu, i ka akorduar “Çertifikatën e Karrierës” N/komisar Avni Lilo, me detyrë Specialist në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, me motivacionin “Për merita dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në rritjen e standarteve të rendit dhe të sigurisë publike, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z.Çako gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit Nr.5, ka vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga Nënkomisar Avni Lilo, gjatë 40 viteve të karrierës së tij në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu Z.Çako, duke përfituar nga rasti, iu ka kërkuar efektivëve të Komisariatit Nr.5, përmbushjen me profesionalizëm dhe përkushtim të prioriteteve të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Çako, ka kërkuar luftë të pandërprerë ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, profesionalizëm dhe paanshmëri gjatë procesit zgjedhor në kryerjen e detyrave që janë të përcaktuara në kodin zgjedhor dhe në ligjin për Policinë e Shtetit.

“Cilido punonjës Policie që do të përfshihet në procesin zgjedhor apo në kultivim të bimëve narkotike, ju siguroj që ndëshkimi do jetë shumë i rreptë, ndaj bëni detyrën e policit, zbatoni ligjin”.

Një pikë tjetër që z. Çako ka cilësuar si tepër të rëndësishme, është integriteti moral dhe profesional i punponjsve të Policisë, si dhe rritja e cilësisë së shërbimit për komunitetin etj.

Nënkomisar Avni Lilo ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për vlerësimin dhe kolegët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm, në realizimin e detyrave të kërkuara.

Share.

Comments are closed.