Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, zhvilloi bashkëbisedim me Kursantët e Akademisë së Sigurisë

0

Gjatë paradites së sotme në ambjetet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtori Drejtues Ardi Veliu ka zhvilluar një bashkëbisedim me Kursantët e Akademisë së Sigurisë të cilët përfunduan pjesën teorike në Akademi dhe nga sot fillojnë praktikën në terren.

Përshëndetje!

Së pari ju uroj suksese dhe ju përgëzoj që perfunduat me sukses pjesën teorike, sikundër edhe pjesa e praktikës është shumë e rëndësishme.

Të gjithë ju jeni njohur me letër porosinë e Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit, duke u caktuar për të zhvilluar trajnimin në terren pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Ditët ikin shumë shpejt besoj se të gjithë ju e kujtoni ditën e parë kur keni filluar trajnimin teorik në Akademin e Policisë së Shtetit edhe trajnimi në terren do të lëvizi shumë shpejt edhe ju shumë shpejt do të jeni pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit, në strukturë aktive.

Do i’u lutesha shumë, që çdo njëri nga ju ta vlersonte pjesën e trajnimit në terren, për faktin sepse të gjithë njohurit e fituara në pjesën teorike do të ballafaqësohen me realitetin në praktikë dhe do të jeni të sukseshëm nëse do të gjeni të mesmen e artë të pjesës së njohurive teorike me ato praktike.

Për këtë çdo njëri nga i’u do të jetë pranë një Oficerët e Trajnimit në Terren, sipas ndarjes që është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në strukturat e Policisë Rrugore, Policisë së Rendit, Policisë Kriminale dhe atë të Policisë Kufitare.

Sipas grafikur edhe shpërndarjes që do ti’u vihet në dispozicion nga Shefi i Sektorit të Personelit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, çdo njëri nga ju do të frekuentoj sipas planizimit të shërbimit që kanë Oficerët e Trajnimit në Terren, Turni i parë, Turni i dytë, Turni i tretë.

Mundohuni që të jeni aktiv në detyrat që do i’u caktohen, të përfitoni sa më shumë nga eksperienca dhe përvoja e Oficerëve të Trajnimit në Terren, me qëllim që ta keni këtë pjesë tepër aktive dhe mbas katër muajsh kur ju të mbaroni në mënyrë të sukseshme Trajnimin në Terren, të jeni të aftë për të përballuar ç’farëdo lloj detyre që do i’u ngarkohet.

Suksese!!

 

Share.

Comments are closed.