Arrestohet një shtetas për veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes

0

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë.

Autori vidhte çanta, portofola dhe celularë kryesisht në stacionet e urbaneve.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• A. B., 28 vjeç, baunes ne Tirane, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor të ngjarjeve të mëposhtme:

– Më datë 16.02.2018, në autobuzin e Tiranës së Re, dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetases I.J., 20 vjeçe.

– Më datë 15.01.2018 , në stacionin e autobuzit në rrugën “Asim Vokshi” dyshohet se ka vjedhur çantën së bashku me portofolin ku ka patur një sasi lekësh të shtetases F.M., 28 vjeçe.

– Me date 22.01.2018 , në rrugën “Asim Vokshi ”, dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetases Z. I., 24 vjeçe.

– Më datë 24.01.2018 , në rrugën e “Kavajës”, dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetases A. S., 45 vjeçe.

– Më datë 24.01.2018 , në rrugën “Çamëria ”, dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetases F.F., 58 vjeçe.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.