Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në 24 orë

0

Strukturat e drejtorisë Vendore të Policise Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, eivdentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht 29 shtetas nga të cilët:

– 3 shtetas të kapur në kërkim
– 4 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale
– 17 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë
– 5 shtetas janë shpallur në kërkim

Më konkretisht :
Janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:
– M. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombetar, pasi Interpol Viena Austri ka sjellë me masë sigurimi “Arrest” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Rrëmbim personi”, “Mbajtje armëve luftarake pa leje”, “Plagosje”, “Kërcenim”, parashikuar nga Nenet 127, 128, 129, 130, 229 dhe 241 të Kodit Penal Austriak, ku maksimumi i dënimit është 10 vjet burg.
– E. Rr., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale të “Vjedhjes. Neni 134/2 i Kodit Penal.
– P. H., 48 vjeç banues në Elbasan, pasi me Vendim Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është dënuar me 6 (gjashtë) muaj burg, për veprën penale të “Përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale“, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal.
Janë arrestuar për vepra të ndyshme panale shtetasit :
– M. D., 19 vjeç, banues në lagjen Kavajë, pasi në qëndër të qytetit Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.
– G. P., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, në Sauk, pranë karburant “Kastratit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “YINXIANG”. Neni 291 i Kodit Penal.
– H. B., vjeç 57 banues në Fushë-Mëzez Tiranë, pasi në rrugën Vorë-Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Prezë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Hundai”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E. B., 10 vjeç, banues në Prezë Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
– E. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 9 klasë, pasi tek kryqëzimi i “Farmacisë Nr.10”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz’, me targë AA 222 RK, pa leje drejtimi. Nen 291 i Kodit Penal.
Strukturat e drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdojnë punën për parandalimin, eivdentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.

Share.

Comments are closed.